Klubi i futbollit "Lugina" mes dilemës të luaj në Serbi apo Kosovë (video)
Të rinjtë e Luginës së Preshevës, përkundër vullnetit për tu marrë me sport, shpesh janë peng i mjeteve materiale. Problem më vete paraqet edhe federata ku të vazhdojnë me garat, në Serbi apo në Kosovë, janë pak klube që janë të regjistruara në Serbi, ndërkohë është e pamundur që ata të garojnë në Kosovë.Klubi i futbollit “Lugina” tash e dy vite po vepron në kuar të federatës së Serbisë, por kushtet materiale në këtë klub janë jo të mira.
Po bëjnë përgatitjet e zakonshme taktike dhe fizike, ëndrra e secilit lojtarë është që një ditë të arrijnë të jenë pjesë e ndonjë ekipi me renome ndërkombëtare, shkruan Titulli.com.
K.F “Lugina” ka dy vite që është themeluar dhe është i regjistruar në Federatën e Futbollit të Serbisë, në pamundësi që të garojë në Federatën e Kosovës, “Lugina” vazhdon me ekipin e seniorëve në rrethin e Pçinjit, ku ka dëshmuar mjaftë suksese.
Përkudër kërkesave drejtuar pushtetit lokal, KF”Lugina” nuk është ndihmuar, ka thënë Nagip Jakupi, trajner i licencuar nga UEF-a C
Janë rreth 60 anëtarë të klubit të cilët me vullnetin më të madh i ndjekin ushtrimet dhe se futbollistët janë mjaftë të kënaqur me ekipin e tyre, ata kanë edhe një porosi për rininë e këtushme.
Deri më tani në Luginë kanë ekzistuar disa klube të futbollit, po mungesa e mjeteve materiale dhe hapësirave konkrete kanë ndikuar që ato të shuhen. Përfaqësuesit e KF ”Lugina” duket të jenë mjaftë entuziast dhe kanë për synim mbajtjen në jetë të këtij klubi./B.Rexhepi/Titulli.com/